Aktualitet

Vlorë, i dënuar për lëndë narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet Edmond Makri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:06 - 08/04/20 |
mapo.al

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë të mundur arrestimin e 54 vjeçarit Edmond Makri (Aliko) të cilin Gjykata e Apelit Aquila në Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin dhe e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burg. 54- vjeçari është nën akuzë për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin’.


Njoftimi


Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Kumia”.


Operacioni, nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.


Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar në Itali për disa vepra penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë,  për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas