Aktualitet

Vlorë/ I riu gjendet i vdekur në makinë, dyshohet se u vra me armë zjarri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:40 - 21/08/21 |
mapo.al

Një 25-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri në Vlorë. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinën e tij në aksin rrugor Vlorë-Babicë.






Policia njofton se viktima është gjetur rreth orës 07:35 të mëngjesit të kësaj të shtune. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.


Njoftimi i policisë:







Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.




Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.



Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

Pas