Një 56-vjeçar është arrestuar në Vlorë për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Sipas informatës zyrtare, një 14-vjeçare ka bërë një kallëzim për 56-vjeçarin T.Z, duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.