Një i ri 19-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri një person në qytetin e Vlorës. Ka qenë vetë 35-vjeçari i kërcënuar ai që ka njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit që mund të kishte pasoja më të rënda. Menjëherë policia ka vënë në pranga të riun me iniciale G.B. Gjatë kontrollit atij iu gjetën armë zjarri dhe dozë kanabisi. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon…