Kronika

Vlorë/ Kreu vepra të turpshme para të miturve, arrestohet 73-vjeçari







               Publikuar në : 19:06 - 19/07/19 |
mapo.al

Një 73-vjeçar me iniciale L.S, banues në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme para të miturve dhe i ka ngacmuar ata seksualisht.


Ai u ndalua nga policia pasi në datën 9 korrik të këtij viti ai u shfaq në një video duke kryer vepra të turpshme para dy fëmijëve.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezulat i kqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S, është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas