Aktualitet

Vlorë/ Kultivimi kanabisi, arrestohet kryeplaku dhe një inspektor i zonave të mbrojtura




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 01/10/20 |
mapo.al

Vlorë-Kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, janë arrestuar për shpërdorim detyre.


Bëhet fjalë për D.M., 69 vjeç dhe I. Gj., 64 vjeç. Sipas njoftimit policor, ata kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Bolenë.


Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka evidentuar dhe goditur një rast në tentativë për kultivim kanabisi në fshatin Bolenë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar kannabis sativa.



Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.


Njoftimi i Policisë:


Vlorë

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës. Arrestohen kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre.

Shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Bolenë, Vlorë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:

D. M., 69 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Bolenë, Vlorë.

I. Gj., 64 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë inspektor i zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë, Vlorë.


Etiketa: , , , ,

Pas