Vlorë– Një 54-vjeçar është vendosur në pranga për kultivim, prodhim dhe shitje të bimëve narkotike, si dhe për armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me inicialet G.J., 54 vjeç.
Ai u arrestua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Velçë”, 54-vjeçarit iu sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, një sasi e vogël lëndë narkotike (1.5 kg cannabis sativa), si dhe iu asgjësuan disa fidanë narkotikë të kultivuar përreth banesës.
Për veprime të mëtejshme, materialet tashmë i janë referuar Prokurorisë.