Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku viktima, identifikuar si një 30-vjeçari me inicialet M.G., është hedhur nga kati i nëntë i një pallati.
Nuk dihen ende arsyet që e shtynë 25-vjeçarin të ndërmerrte këtë veprim, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se 30-vjeçari ka lënë edhe një letër lamture, përmbajtja e së cilës nuk bëhet e ditur.
Informacion paraprak
Më datë 25.04.2019, në orën 19:30, në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij (kati i 9-të) shtetasi M.G., rreth 25 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
kurban te rames,e kan nga pasuria dhe mirqenja qe po u ben rama duke i droguar e ber te varur nga kokaina e kanabisi.