Një aksident a ndodhur paraditen e sotme tek mbikalimi i Novoselës në Vlorë. Sipas të dhënave të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë kanë pësuar lëndime tre persona.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Novoselë, ndërsa mësohet se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja e madhe, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra është përmbysur në autostradë.
Paraprakisht dyshohet se skak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
Deri tani mendohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i njërës prej makinave.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet për zbardhjen e plota të shkaqeve të aksidentit.