Kronika

Vlorë/ Shpërthen makina në mes të qytetit, shoferi humb gjymtyrët






               Publikuar në : 17:31 - 23/11/18 |
mapo.al

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm, ku një makine i është montuar një sasi lënde plasëse.


Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz A Clas” me targa “AA703”.

Ndërkohë është brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas