Aktualitet

Vlorë, pas furtunës te Kadastra, dorëhiqet kreu i ALUIZNI-t






               Publikuar në : 12:45 - 11/09/19 |
mapo.al

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen kreu i ALUIZN-it në Vlorë, Ardian Musta. Kujotjmë se dy ditë më parë u largua drejtori i Kadastrës Vlorë Florian Alimadhi si dhe nëndrejtori Klordian Troci.


Burime bëjnë të ditur se largimi i tyre ka ardhur si pasojë e moszbatimit të ligjit në lidhje me një pronë, e cila është në konflikt.

Mëngjesin e sotëm Krimi Ekonomik ka zbarkuar në zyrat e Kadastrës në Vlorë ku po heton punonjësit lidhur me hipotekimin e një prone që është në konflikt.

Raportohet se Krimi Ekonomik po heton 23 punonjës të zyrës së kadastrës që kanë lidhje me këtë çështje. Prona është në konflikt mes dy palësh dhe ka qenë njëra nga palët e cila ka dënuar në Anti Krimin Ekonomik vendimin e padrejtë sipas tyre të hipotekës për pronën.

Krimi Ekonomik ka mbërritur në zyrat e Kadastrës në Vlorë për të hetuar mbi konfliktin në fjalë për këtë pronë.


Etiketa: , ,

Pas