Qëlloi mbi 5 herë në ajër/ Të shtënat në Vlorë pas konfliktit mes disa personave. Identifikohet autori, kishte dalë një muaj më parë… (Emri)
Një person ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme në zonën e ish-fushës së aviacionit në Vlorë.
Mmësohet se fillimisht ka pasur një konflikt mes personave, që jka përshkalëzuar në nxjerrjen e armëve.
Personi që ka qëlluar me pistoletë në ajër është identifikuar si Ervis Dollani, me origjinë nga Berati dhe rritur në Vlorë.
Mësohet se Dollani kishte dalë një muaj më parë nga burgu. Ndërkohë gjatë konfliktit të sotëm, sipas policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka qëlluar mbi 5 herë në ajër.