Aktualitet

Vlorë/ Plagosi me sëpatë nënë e bijë, policia arreston autorin






               Publikuar në : 20:24 - 11/09/19 |
mapo.alm

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë, ku në Gumenicë të Selenicës një 27-vjeçar, ka goditur me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait të tij. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa nënë e bijë janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, me iniciale M.Ç., 27 vjeç.


Njoftimi i Policisë: 



Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes

 

Lexo edhe: 

E rëndë në Vlorë, burri godet me sëpatë një vajzë dhe një grua

 

 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas