Aktualitet

Vlorë/ Kanosi me armë një person, arrestohet 19-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:04 - 11/08/20 |
mapo.al

Një 19-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ka kërcënuar me armë një person, duke qëlluar në ajër.


D.Z., banues në Vlorë u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi ka kanosur T.D. për motive të dobëta.


19-vjeçari akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.


Njoftimi i policisë


Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.


Etiketa: , , ,

Pas