Aktualitet

Vlorë – Rama i mbyll dyert Dritan Lelit: S’ka më vend në PS














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:18 - 27/06/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje nga diskutimet në Asamblenë e degës lokale të degës së Partisë Socialiste në Vlorë, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS.






Mësohet se Rama u ka bërë të ditur të pranishmëve që ta harrojnë emërimin e drejtorëve nga deputetët.


Kryesocialisti paralajmëroi për rotacione ndërsa bëri të ditur që edhe pse zgjodhi mandatin e Durrësit, ndërsa shtoi se nuk do të shkëputet për asnjë moment nga Qarku i Vlorës, i cili sipas tij ka punë të pambaruara dhe të pafilluara.







Duke u ndalur tek kryebashkiaku Dritan Leli, mësohet se kryeministri është shprehur se për të nuk ka vend pasi, sipas Ramës, “ai vendosi që të mos jetë në betejën e radhës”. Rama tha po ashtu se Leli duhet të kishte dhënë dorëheqjen ndërsa nxiti këshilltarët që të bëjnë detyrën, por të mos e kthejnë në çështje personale.

Lexo edhe :  Rama tregon kur do të nisen në hapësirë satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’



“Durrësi ka nevojë për mua, por ta harrojë çdokush që do shkëputëm nga Vlora. Vlora ka punë të pambaruara dhe pafilluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik. Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën”, u shpreh Rama.



Rama paralajmëroi rotacion edhe në radhët e drejtorëve aktualë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas