Aktualitet

Vlorë-Rama mbyll fushatën duke sulmuar opozitën: Më jepni 9 mandate














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:07 - 23/04/21 |
mapo.al

Partia Socialiste mbylli sot fushatën elektorale përmes një mitingu nga qyteti i Vlorës. Kryeministri Rama, e përmbylli këtë fushatë me sulme ndaj Presidentit Meta dhe opozitës, duke i cilësuar një turp kombëtar. Rama i kërkoi vlonjatëve t’i japin 9 mandate, që në 4 vitet e ardhshme të bëjë 12 herë më shumë për Vlorën se ç’ka bërë këto 8 vite qeverisje






Kreu i qeverisë tha se Partia Socialiste ka bërë arritje dhe sot Shqipëria renditet lart në daljen nga tuneli i errët i pandemisë. Sakaq, Rama vijoi me sulmet ndaj opozitës.


Ai theksoi se nga Vlora ata s’kanë parë gjë akoma, dhe ju kërkoi qytetarëve që të dielën t’i tregojnë Shqipërisë e atij turpi kombëtar, që vërtetë nuk kanë parë gjë akoma.







“Transformimi është misioni ynë dhe Vlora na ka udhëhequr dhe do të udhëheqë deri në fund si lokomotiva e vizionit tonë. Nga Haxhi Qamili, Rrapush Xhaferri e bashkë me Saliun, ju thonë shqiptarëve kemi një rrugë të shkurtër, dhe nëse të tjerët, Rrapush Xhaferri, Sudja, i kujtojmë, Vlora jo vetëm i kujton por nuk mundet t’i harrojë asnjëherë sepse ishte Vlora ajo që u përvëlua për t’i shporrur ato fantazma, dhe sot, Lulzim Basha, është e njëjta gjë, në një formë tjetër.




Lexo edhe :  Në kozmos me PRAS

Më pyeti një ditë Damiani, më tha ore na mbeti Likja në Vlorë, i thash është ajo puna e derës së xhamisë, ka shkuar te dera e xhamisë dhe në 25 prill Vlora do ja lërë përgjithmonë historisë, atë, Saliun, Lulin, Monikën dhe tërë paçavuret që na janë qepur mbrapa 30 vite. Nëse na jepni 9 mandate do të bëjmë 12 herë më shumë për Vlorën” “-tha Rama.



1


Etiketa: , , , ,

Pas