Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë sot në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si ‘Kali Trojës’.
Mësohet se i plagosuri është përfshirë në një sherr me një tjetër person.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth konfliktit.