Gjatë orëve të para të mëngjesit janë djegur pesë makina në zonës e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës. Besohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Të pesta makinat kanë qenë të parkuara në momentin që janë djegur. Burime për mediat bëjnë me dije se një nga automjetet e djegura është e një punonjësi të Bashkisë së Vlorës.
Një nga makinat e djegura është e Genti Sherifit, që është aktualisht Drejtor i Shërbimeve në bashkinë e qytetit. Ndërkohë që një makinë tjetër e djegur është e bashkëshortes së tij. Makinat kanë qenë të parkuara pranë banesës së tij. Gazeta Mapo mëson se Gentjan Sherifi është një ndër personat që po hetohet nga Prokuroria Vlorë për dhënien abuzive të parkimeve me koncesion.
Nga ana e policisë ende nuk ka një version zyrtar për atë që ka ndodhur në Vlorë, por burime për mediat bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 2 bidona me benzinë. Kjo provë bën të besohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrathaneve që kanë çuar në djegien e pesë automjeteve.
/Mapo.al/