Aktualitet

Vlorë/ Tmerri i qytetarëve, kapen dy fierakët që vidhnin portofola





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 14/09/19 |
ro ot

Dy burra nga Fieri janë arrestuar nga policia në Vlorë pasi akuzohen se kanë kryer një seri vjedhjesh. Sipas informacioneve të policisë, ata kanë marrë portofolat e të paktën 9 personave, nga janari deri në shtator të këtij viti. Vjedhjet i kryenin në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga radhët e gjata dhe kaosi i grumbullimit të njerëzve. Të arrestuarit janë A.T., 53 vjeç, i dënuar më parë dhe E.P., 52 vjeç, po ashtu i dënuar më parë, për falsifikim dokumentesh.


Të arrestuarit, kishin pervetesuar shuma të majme parash, qe shkonin deri ne 4000 euro në një rast. Po ashtu, viktimë e tyre kishte rënë edhe nje turiste nga Norvegjia.


Më poshtë lexoni të gjitha vjedhjet që ata kanë kryer:


Më datë 02.09.2019, në këtë poliklinikë në Vlorë,  i kanë vjedhur portofolin nga xhepi K. L., dhe i kanë marrë 8 000 lekë.


Më datë 09.09.2019, në të njëjtin vend kanë vjedhur nga xhepi portofolin e H. B., nga i cili kanë marrë 4 000 lekë.

 Më datë 26.06.2019, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin E. H.

Më datë 18.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin V. H., ku dyshohet se kanë marrë 25 000 lekë dhe 250 euro.

Më datë 02.07.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases norvegjeze H. R., portofolin me 45 000 lekë.

Më datë 22.06.2019, pranë një marketi, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. N., me një sasi parash prej 400 000 lekësh.

 Më datë 27.02.2019, dyshohet se i kanë vjedhur G. M., portofolin me mjete identifikuese brenda.

 Më datë 30.01.2019, në Novoselë, dyshohet se i kanë vjedhur F. A., portofolin me një sasi parash prej 4 000 eurosh.

 Më datë 11.01.2019, në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë, dyshohet se i kanë vjedhur M. Sh., një sasi parash rreth 50 000 lekë dhe 500 euro.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas