Një sasi prej rreth 700 kg drogë janë sekuestruar nga Policia e Vlorës.
Lënda narkotike është gjetur tek depot e Valanidhit në zonën e Karaburunit, raporton ABC News.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në disa çanta në breg të detit dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë.
Për momentin nuk ka asnjë person të ndaluar.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe pritet të japë informacione në vijim.