Aktualitet

Vlorë/ Zhdukja e 29-vjeçarit, policia arreston djalin e xhaxhait






               Publikuar në : 15:38 - 22/09/19 |
mapo.alm

Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy persona pasi dyshohet se janë rrëmbyesit e 29-vjeçarit Fatjon Myrta. Për të zhdukurin ende nuk ka asnjë informacion.


Si ndodhi ngjarja



Fillimisht u raportua se Fatjon Myrtaj humbi kontaktet me familjen më 16 shtator të këtij viti. Ishte vëllai i këtij të fundit, që bëri denoncimin në Policinë e Fierit, duke thënë se Fatjoni (i vëllai) është rrëmbyer në Vlorë nga Perlat Myrtaj 47 vjeç dhe Ladjon Myrtaj 26 vjeç.

Njëri prej të arrestuarve në lidhje me ngjarjen, Perlat Myrtaj, është djali i xhaxhait të Fatjonit (i zhdukuri). Ende nuk dihet se ku ndodhet 29-vjeçari i rrëmbyer. Policia vijon hetimet dhe kërkimet lidhur me ngjarjen.

 

 

 

 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas