Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

VOA: Erdogan në Shqipëri, përurohen pallatet e reja në Laç

by mapo.al
17/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Media
0

Erdogan në Shqipëri, përurohen pallatet e reja në Laç

Në Shqipëri, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan nisi sot një vizitë në Shqipëri, me një agjendë të ngjeshur, e cila përfshin që nga inaugurimi i veprave të financuara nga qeveria turke, deri te nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta, duke u mbyllur me një fjalim që presidenti turk do të mbajë pasdite në parlamentin shqiptar.

Zoti Erdogan u prit në aeroportin “Nënë Tereza” me nderimet më të larta nga kryeministri Edi Rama, me të cilin u drejtuan për në Laç, ku u inaugurua një kompleks pallatesh me 522 apartamente në të cilat do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Pallatet e reja ku përfshihen dhe njësi shërbimi si dhe mjedise shplodhëse e sportive, u ndërtuan falë ndihmës së menjëhershme që qeveria turke ofroi për përballimin e dëmeve, përmes një fondi prej 42 milion eurosh.

Presidenti turk e cilësoi realizimin e këtij kompleksi apartamentesh një shenjë tjetër të lidhjes së fortë mes dy vendeve. “Shenja e vëllazërisë nuk është kur t’i vjen pasi të kanë thirrur, por të qëndrosh pranë vëllait tend kur ai ka nevojë. Dhe tani e në vijim ne do të jemi gjithmonë pranë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë në pafundësi”, deklaroi ai gjatë ceremonisë në Laç, ku sheshit pranë pallateve të reja të ndërtuara i është dhënë emri i tij.

Kryeministri shqiptar dhe presidenti turk patën më vonë një takim dypalësh në selinë e qeverisë në Tiranë, në përfundim të të cilit pritet të nënshkruhen disa marrëveshje. Një tjetër ceremoni është parashikuar më pas, për inaugurimin e restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës. Ndërsa fjala në parlamentin shqiptar do të shënojë dhe fundin e vizitës së presidentit turk në Tiranë.

Ajo që bie në sy gjatë kësaj vizite është anashkalimi i protokollit, me mungesën e takimit të presidentit turk me homologun e tij Ilir Meta. Ky i fundit e nisi ditën duke kujtuar 554 vjetorin e vdekjes së Heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shoqëruar dhe me pjesë nga një film dedikuar atij, ku ai shfaqej në beteja kundër turqve. Ndërsa më vonë, kur në Laç zhvillohej ceremonia me praninë e presidentit Erdogan, pak kilometra më tutje në qytetin e Lezhës ai zhvilloi homazhe në memorialin e Skndërbeut.

I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë të pakujdesshme dhe në rastin më të keq provokuese, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit.

Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat padashje nxisin urrejtje mes popujve”, u shpreh zoti Fuga.

Turqia ka rritur ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit. Kryeministri shqiptar njihet për raportin e tij të ngushtë më presidentin Erdogan, i cili konsiderohet si një udhëheqës autoritarist. Por gjatë ceremonisë së sotme në Laç zoti Rama e përqëndroi fjalën e tij në vlerësimet për zotin Erdogan dhe rëndësisë që ai personalisht i jep miqësisë së lidhur me të, për të cilën siç u shpreh “ndjehem krenar”.

Ai pati një përgjigje ndaj atyre që e shohin me dyshim këtë marrëdhënie duke u shprehur se “Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në botën e sotme, edhe në diplomacinë e sotme, që të gjesh njerëz që Po-në e kanë Po dhe Jo-në e kanë Jo, sepse ja ku jemi sot.

Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë presidenti Erdoğan kur thotë “Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë, më dhemb dhe mua”, u shpreh zoti Rama duke ju referuar ndërtesa të reja në Laç.

JU SUGJEROJME

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
Bota

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse

17/05/2022
Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

17/05/2022
Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
Bota

Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

17/05/2022
Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
Bota

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së

17/05/2022
Next Post
Nikolla lexon përjashtimet nga PD, Këlliçi: Tërhiqni njoftimin

Nikolla lexon përjashtimet nga PD, Këlliçi: Tërhiqni njoftimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tatimet: 100 më të pasurit e Shqipërisë, të parët që do të hetohen
  • Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
  • Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
  • Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
  • SHIFRA E DITËS: Çmimet u rritën, qeveria tejkalon planin, i shtohen 96 mln euro arkës për 4 muaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In