Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

VOA: Escobar takon Bashën, “pres të shihemi në Uashington”

by mapo.al
09/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Media, Politika
0

Escobar takon Bashën, “pres të shihemi në Uashington”

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar shkeli sot në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratkike, Lulzim Basha, në një moment kritik për këtë parti dhe vetë zotin Basha.

Vendimi i muajit maj i Departamentit amerikan të Shtetit, për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish kryeministrit Sali Berisha e familjes së tij, duke e futur atë në listën e zyrtarëve “të përfshirë në korrupsion në nivel të lartë”, ishte një goditje e rëndë për forcën kryesore të opozitës. Ndërsa vendimi që pasoi në shtator, nga zoti Basha, për ta lënë ish kreun e partisë jashtë grupit parlamentar, nxiti një lëvizje të ashpër ndaj tij.

Prej atij moment zoti Berisha ju drejtua bazës së partisë në një përpjekje për të rimarrë drejtimin e PD. Pasnesër ai dhe mbështetësit e tij kanë thirrur një Kuvend të demokratëve, i cili megjithatë nuk njihet nga zoti Basha, që po ashtu ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit, një javë më pas, më 18 dhjetor.

Takimi i sotëm me zyrtarin amerikan ishte parë gjerësisht si një shenjë mbështetje ndaj tij, dhe në fakt zoti Escobar e shprehu hapur një gjë të tillë, kur në përfundim të takimit ai zgjodhi dhe të japë një deklaratë të shkurtër për mediat, përmes së cilave paralajmëroi një vizitë të ardhshme të kreut demokrat në Uashington.

“Pres me kënaqësi të vijojmë marrëdhëniet me Partinë Demokratike, e po ashtu të shihemi me zotin Basha në Uashington, sa më shpejt që ai ta ketë të mundur”, u shpreh i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Pas tij, zoti Basha konfirmoi se po planifikonte një vizitë në Shtetet e Bashkuara e po ashtu dhe faktin se gjatë takimit ishte folur dhe për rastin e zotit Berisha. “Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit”, tha ai në përjigje të një pyetjeje nga gazetarët.

Zoti Escobar po zhvillon dhe një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa më vonë do të bisedojë dhe me kryeministrin Edi Rama.

Siç edhe njoftonte dy ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë, temat e bisedimeve me përfaqësuesit shqiptar do të ishin ndër të tjera “rikonfirmimi i mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Nga ana e tij zoti Escobar ndërsa vuri në dukej “përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë dhe sanksionet”, nënvizoi se kjo “kërkon një angazhim të vazhdueshëm nga institucionet shqiptare që ta bëjnë atë një realitet”.

JU SUGJEROJME

‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën
Aktualitet

‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën

02/07/2022
Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!
Kryesore

Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!

02/07/2022
Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem
Kronika

Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem

02/07/2022
”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
Aktualitet

”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim

02/07/2022
Next Post
Një orë në zyrën e Bashës, mesazhet e Escobar pas takimit me kreun e PD

Një orë në zyrën e Bashës, mesazhet e Escobar pas takimit me kreun e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • ‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën
  • Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!
  • Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem
  • ”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
  • “Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In