Aktualitet

VOA: Kërkesat e shqiptarëve për azil në Evropë mbeten të larta! 78 % janë të rinj







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:01 - 23/09/20 |
mapo.al

Të dhënat më të fundit të Agjensisë Europiane të Statistikave “Eurostat” flasin se kërkesat për azil për tremujorin e dytë të vitit 2020 ranë për herë të parë me 70%. Por, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në disa vende europiane mbeten ende të larta.


Sipas të dhënave që i referohen periudhës nga prilli deri në qershor të vitit 2020 rreth 840 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Francë, Gjermani, Itali dhe në Britaninë e Madhe. Në Francë kërkesat për azil të shqiptarëve janë 205 dhe zënë 44% të kërkesave në total për azil, ndërsa në Gjermani janë 140 dhe zënë 30 % të kërkesave. Në Itali janë 55 dhe zënë 12%. Ndërkohë numri më i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët për tremujorine dytë të 2020 shënohet në Britaninë e Madhe me 440 persona. Aplikimet në pritje të mbrojtjes ndërkombëtare janë në shqyrtim në këto vende.


Sipas Eurostat rreth 842 000 kërkesa për azil janë ende në pritje në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë bazuar në të dhënat e Eurostat nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s sipas revistës “Monitor” kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Sipas të dhënave të Eurostat 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë janë persona deri në 34 vjeç.



Largimi i të rinjve nga Shqipëria mbetet një nga problemet më madhore që përballon vendi. Në shumë rajone është ulur shtesa natyrore e popullsisë dhe lëvizjet demografike të viteve të fundit kanë ulur ndjeshëm ritmin e zhvillimit ekonomik.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas