Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

VOA: Parlamenti zgjodhi kreun e AMA-s, pavarësisht shqetësimeve të BE-së

by mapo.al
07/07/2021
in Aktualitet, Politika
0

Në Shqipëri, parlamenti zgjodhi sot drejtuesin e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga institucionet ndërkombëtare. Në krye të këtij institucioni u votua zonja Armela Krasniqi, drejtuesja aktuale e Agjencisë Shtetërore të Lajmeve (ATSH) dhe ish-zëdhënëse e Partisë Socialiste.

Delegacioni i Bashkimit Europian kishte ftuar autoritetet që ta shtynin vendimin për legjislaturën e ardhshme të parlamentit të ri, duke theksuar se është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Po ashtu dhe OSBE-ja kishte vënë theksin te nevoja e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.

Votimi sot, në seancën e fundit të këtij parlamenti, i drejtuesit të ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive, u parapri nga disa deklarata të institucioneve ndërkombëtare, të cilat shprehnin shqetësim rreth kësaj vendimmarrjeje.

Në një deklaratë të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, vihej në dukje se “autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë”, ndërsa theksohej se “Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave, përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve”, duke i kujtuar Shqipërisë se “ky legjislacion është pjesë e “acquis” të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë”.

Në deklaratën e Delegacionit të BE-së ftoheshin “autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”, duke theksuar se “është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s”.

Shqetësimit të Bashkimit Europian ju bashkangjit dhe prania e OSBE-së në Shqipëri “duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm”, theksonte në qëndrimin e saj Prania e OSBE-së.

Por këto shqetësime nuk u morën në konsideratë nga shumica, qëndrimi i së cilës u bë i qartë që para votimit nga kreu i grupit socialist Taulant Balla, sipas të cilit “është detyrë e Kuvendit të Shqipërisë që të garantojë vijimësinë e ushtrimit të detyrës së tyre çdo institucion që varet prej tij. Ne kemi miratuar një rezolutë për AMA-n para pak ditësh.

Procesi për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni është zhvilluar prej shumë javësh, sipas të gjitha procedurave parlamentare. Po kjo procedurë parlamentare e detyron Kuvendin, që vendimin e Komisionit ta shqyrtojë sot dhe ta votojë”.

Në fund të votimit rezultoi se përballë juristes Alketa Dibra, kandidatja tjetër Armela Krasniqi doli fituese me 83 vota në favor. Krasniqi, drejtuesja aktuale e Agjencisë Shtetërore të Lajmeve, (ATSH), ka qenë me herët zëdhënëse e Partisë Socialiste dhe drejtuese e zyrës së shtypit të Kryeministrit Edi Rama.

Pikërisht e kaluara e saj bëri që dhe opozita të ngrinte zërin duke folur sipas saj për një kapje politike të AMA-s.

Pak ditë më parë dhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) i cili bashkon shoqatat e gazetarëve në vendet e Ballkanit u shpreh gjithashtu “i shqetësuar për pavarësinë dhe profesionalizmin e dy kandidaturave për kryetarin e AMA, të dy kriteret janë thelbësore për lirinë e medias dhe për proceset demokratike në Shqipëri”.

Në letrën dërguar kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi viheshin në dukje dhe “mangësitë në procedurën e përzgjedhjes së tyre, duke marrë parasysh që procesi është formal pa konkurrencë kuptimplotë dhe i kryer me nxitim brenda parlamentit aktual, mandati i të cilit skadon së shpejti, njëkohësisht pa prezencën e një opozite të mirëfilltë”./Zëri i Amerikës/

LEXO EDHE:

Ndërkombëtarët kundër, Kuvendi voton kreun e AMA, zgjidhet Armela Ymeraj

Zgjedhja e kreut të AMA-s, Basha: Rama kundër BE-OSBE, harbutëri

Tags: AMAkreu i AMA-sshqetesimet e BE-seVOAZgjedhje

JU SUGJEROJME

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
Bota

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus

16/05/2022
Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
Bota

Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë

16/05/2022
Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
Politika

Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit

16/05/2022
Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Next Post
Veseli: Marrëveshja me Serbinë nuk parashikon ndarje të Kosovës

I ati përcillet sot për në banesën e fundit, ç'do vendosë Gjykata për Veselin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët
  • Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
  • Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In