Friday, December 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

VOA për Tahirin: Gjykata kishte gabuar duke ndryshuar akuzat

by mapo.al
26/06/2020
in Aktualitet, Media
0

Çështja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet sërish në pikën zero, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi sot që aktet t’i shkojnë sërish Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë.

Në Shtator të vitit të shkuar, Gjykata e dënoi zotin Tahiri me 3 vjet shërbim prove, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.



Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar një dënim me 12 vjet burgim, për tre akuza: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, duke pretenduar për lidhje të tij më të ashtuquajturin grupi i Habiljave i akuzuar për trafik marijuhane nga Shqipëria drejt Italisë. Me vëllezërit Habilja, Tahiri rezulton të ketë lidhje familjare.

Për Apelin, Gjykata e Shkallës së parë kishte gabuar duke ndryshuar akuzat. “Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të kodit të procedurës penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar”, shkruhet në vendimin e sotëm.

Apelit i ishte drejtuar si Prokuroria, e cila i qëndroi pozicionit të saj të parë, por dhe vetë zoti Tahiri, sipas të cilit, Prokuroria e Catania-s në Itali e cila kishte hetuar vëllezërit Habilaj e kishte nxjerrë atë të papërfshirë në aktivitetin e tyre kriminal e për pasojë nuk mund të gjykohej dy herë për të njejtën çështje. “Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i tij. Ky kolegj i çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Katanias në Itali nuk plotëson kushtet për t’u cilësuar përfundimtar në respektim të nenit 34 të kushtetutës së Shqipërisë”, vlerësoi Gjykata e Apelit.

Pas vendimit të sotëm ish ministri i Brendshëm këmbënguli në pafajësinë e tij, duke folur për “Një padrejtësi.Unë kurrë nuk kam bërë faj. Prokuroria më akuzoi dhe e kam ndjekur këtë process me korrektesën më maksimale, duke hequr dorë dhe nga funksioni i deputetit e duke u përballur si qytetar”, deklaroi ai duke theksuar se do t’i shkojë deri në fund procesit./VOA/

Tags: GjykataTahiriVendimiVOA

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Delvinë, sherr për kullotat mes dy barinjëve

Plagosje me armë zjarri në Delvinë, sherr për kullotat mes dy barinjëve

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In