Aktualitet

VOA: Presidenti Trump, vaksina mund të jetë gati brenda tre apo katër javësh








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 16/09/20 |
mapo.al

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të martën në Filadelfia të Pensilvanisë, Presidenti Donald Trump tha se “brenda disa javësh” vendi do të ketë në dispozicion një vaksinë kundër COVID-19, një pohim që bie në kundërshtim me parashikimet e ekspertëve kryesorë të shëndetësisë të cilët thonë se vaksina mund të jetë gati shumë më vonë.


Parashikimi i Presidentit Trump se vaksina mund të jetë gati “brenda tre apo katër javësh” është një përsëritje e pohimeve të mëparshme, se vaksina do të ishte gati para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.


Presidenti i tha gazetarit të rrjetit televiziv ABC George Stephanopoulos se virusi përfundimisht do të zhdukej edhe pa një vaksinë, duke përmendur atë që njihet si “imuniteti i turmës”, çka nënkupton që një pjesë e madhe e popullsisë fiton imunitet ndaj sëmundjes. Por zoti Trump tha gjithashtu se COVID-19 “do të zhdukej shumë shpejt” falë vaksinës. Komentet zotit Trump u bënë disa orë pasi qendra pavarur kërkimore Pew publikoi një sondazh sipas të cilit vetëm 15 për qind e popullatës në 13 vende të ndyshme besojnë se Shtetet e Bashkuara e trajtuan mirë pandeminë, krahasuar me 85 për qind që thanë se përgjigjja e SHBA-së ishte e dobët.


Të anketuarit vlerësuan shumë më lart rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, organizatë nga e cila SHBA është tërhequr duke e akuzuar për korrupsion.


Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 6.6 milionë të prekur dhe mbi 195 mijë të vdekur.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se numri i të prekurve me Covid-19 kaloi shifrën 5 milionë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Indi ka patur mbi 90 mijë infeksione të reja dhe 1,290 vdekje nga koronavirusi./VOA/


Etiketa: , ,

Pas