Kryesore

VOA: Rama në Athinë takohet me Mitsotakis, diskutohet çështja e detit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 15/09/20 |
mapo.al

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takohet sot në mbrëmje në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin është parashikuar një darkë pune


Zoti Rama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist. Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje.


Vendimi i saj rihapi debatet e vjetra mbi një marrëvveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufijve detarë dhe zonave ekonomike eskluzive. Kryeministri Rama foli për një të drejtë që Greqisë I njihet nga Konventat ndërkombëtare, duke saktësuar se ajo nuk ka lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.


Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke, ndërsa njoftoi se çështja e detit do të jetë temë e bisedimeve Të mbrëmjes së sotme me zotin Rama.


Vizita e kryeministri shqiptar në Athinë, u parapri në fundjavë nga një takim që ai pati në Turqi me presidentin turk Tayp Erdogan, vendi i të cilit është përfshirë në një përplasje të hapur me Greqinë, pikërisht për ujërat detare që dy vendet ndajnë me njëri tjetrin.


Etiketa: , , , , ,

Pas