Aktualitet

VOA: Reforma zgjedhore, reagime dhe shpresa pas skadimit të afatit të 31 majit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 01/06/20 |
mapo.al

Në Shqipëri, skadoi mbrëmë pa ndonjë marrëveshje mes partive politike afati i reformës zgjedhore. Ndërsa sot diplomatët amerikanë dhe ata europianë kërkuan përfundimin e reformës.


Ata theksuan në mesazhet e tyre se marrëveshja politike është shumë pranë dhe se reforma zgjedhore është e rëndësishme për integrimin europian të vendit.


Skadimi pa marrëveshje i afatit për mbylljen e reformës zgjedhore vuri sot sërish në lëvizje gjithë selitë shtetërore, politike dhe diplomatike në Tiranë.


Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri u kujtoi forcave politike se 31 maji ishte afati që ato ia vendosën vetes për kryer reformën zgjedhore.


Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta.

“Tani është koha që të ndalni insistimet në pozita të pazbatueshme apo vendosjen e kushteve të reja. Është koha për ta mbajtur fjalën tuaj para popullit shqiptar. Koha për të ofruar” – tha ambasadorja Kim.

Edhe Delegacioni Europian në Shqipëri reagoi me një me mesazh në rrjetet sociale, ku theksoi se regullimi elektoral në përputhje plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në Flamurin e Bashkimit Evropian.

“Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur” – deklaroi ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përfaqësues të misioneve diplomatike amerikanë dhe europianë shkuan në selinë e Partisë Demokratike të opozitës për takime mbi këtë çështje.

Presidenti i Republikës, Iliri Meta deklaroi se “realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ishin argumente më shumë në favor të integrimit pa zvarritje të mëtejshme të Shqipërisë në familjen europiane”.

Reforma zgjedhore ka mbetur në udhëkryq dhe palët po fajësojnë njëra – tjetërn për mosmbylljen e saj me marrëveshje brenda afatit të 31 majit.

Nga mbledhja e fundit e Këshillit Politik mbrëmjen e të dielës pothuajse gjithçka mbeti pezull, derisa nuk u gjet gjuha e përbashkët. Ndërsa për pikat që i ndajnë, u dhanë versione të ndryshme.

Forcat kryesore politike po ia hedhin fajin njëra tjetrës për mungesë vullneti politik në kryerjen e reformës zgjedhore.

Demokratët pohuan se opozita ofroi konsensus dhe bëri propozime konkrete për çështjet kryesore, por “socialistët nuk ishin të gatshëm për mirëkuptim dhe nuk lëshuan asgjë nga privilegjet e mëparshme”.

Por edhe socialistët e shohin gabimin tek pala tjetër, e cila “disa kërkesa të saj i ktheu në parakushte”.

Ambasada amerikane adhe Delegacioni Europain në Tiranë po nxitin palët për dialog dhe marrëveshje, e ndërsa palët shprehen frmalisht të gatshëm për të vazhduar komunikimet, qëndrimet e tyre ende nuk ndryshojnë dhe mbetet për t’u parë se si do të funksionojë me tej Këshilli Politik.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas