VOA: Sërish rekord në Shqipëri, 64 viktima në 24 ditë, 3 mijë infeksione në 6 javë

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u shënua një tjetër rekord rastesh të reja me Koronavirus, ndërsa 4 persona sërish humbën jetën. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Më shumë se gjysma e tyre, 69 të prekur janë zbuluar në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në 15 qytete të ndryshme të vendit: 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.



Që kur u rregjistrua rasti i parë në 9 mars deri më tani, numri i të prekurve ka arritur në 4290 persona. Ndërsa në tre muajt e parë u konfirmuan 1263 persona, në 6 javët e fundit të infektuarit arritën në mbi 3 mijë.

Viktimat janë rregjistruar në të dy spitalet që po trajtojnë të sëmurët e prekur nga COVID 19. Ministria bëri të ditur se kanë humbur jetën “një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”. Në total janë 117 viktima, nga të cilët 64 vetëm në 24 ditët e fundit

Tjetër rekord ka shënuar dhe numri personave të shtruar në spital si dhe i atyre që janë në gjendje të rëndë. “Në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar”, njoftoi ministria.

Aktualisht janë 1776 persona aktivë. Sërish më shumë se gjysma e tyre janë në kryeqytet. Pasojnë Shkodra dhe Durrësi me 201 raste aktive secila. Në 9 qarqet e tjera të vendit, personat aktivë janë nën shifrën e 100 rasteve.

Qeveria ka vendosur prej disa ditësh detyrimin për mbajtjen e maskave në mjedise të mbyllura, ndërsa që prej dje, është në fuqi vendimi për mbylljen e klubeve dhe bareve të natës, si dhe ndalimi i muzikës nga ora 20.00. Në vendim i cili ka hasur në kundërshtimin e artistëve të cilët dhe sot kanë protestuar.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252