Sport

Vodafon bëhet sponsor i KOKSH









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 08/02/12 |
mapo.al

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ekipi Shqiptar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat e XXX-ta Olimpike Verore “Londër 2012“, si dhe Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”, tashmë do të kenë edhe mbështetjen e fuqishme të Vodafone Albania. Që prej fillimit të këtij viti dhe për një periudhë dyvjeçare, VodafoneAlbaniado të jetë një tjetër Sponsor i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili është përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Lëvizjen Olimpike Botërore. Njoftimi mbi këtë sponsorizim u bë zyrtar në selinë qendrore të KOKSH ku Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Haris Broumidis dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH Stavri Bello firmosën Marrëveshjen e Sponsorizimit në praninë e miqve të ftuar dhe përfaqësuesve nga media. “Jemi të lumtur që mbështesim sportin shqiptar për tu ngjitur në maja më të larta në arenën sportive botërore – dhe Lojërat Olimpike janë shansi më i mirë për të demonstruar vlerat e sportistëve olimpikë shqiptarë. E dimë që sportistët tanë kanë shumë sfida para tyre dhe kjo është arsyeja përse jemi këtu për t’iu garantuar atyre mbështetjen tonë. I uroj Ekipit Olimpik Shqiptar suksese si në Lojërat Olimpike Verore “Londër 2012“, ashtu dhe në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”, – tha drejtuesi i Vodafone Albania Haris Broumidis. Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello falënderoi kompaninë Vodafone Albania për mbështetjen që po i jep Lëvizjen Sportive dhe Olimpike Shqiptare. “Jemi shumë të gëzuar që tashmë kemi dhe Vodafone Albania si Sponsor të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duke pasur parasysh përfshirjen e tij dy vjeçare dhe në programe të tjera të rëndësishme të KOKSH për Edukimin e Vlerave Olimpike tek të rinjtë, Fair Play, rritja e rolit të gruas dhe në sport, programe të trajnimit të trajnerëve sportiv, Identifikimi i Talenteve të reja, etj. Lojërat Olimpike përbëjnë një mundësi unike për sportistët e çdo vendi – dhe sportistët tanë tashmë do të jenë më të motivuar për të dhënë maksimumin e tyre e të ngrenë flamurin shqiptar në eventet olimpike ndërkombëtare.” Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania u përshëndet dhe nga sportistët olimpikë dhe iu dhurua në mënyrë simbolike një fanellë sportive e përfaqësueses olimpike shqiptare e firmosur nga sportistë të njohur olimpikë, e prodhuar ekskluzivisht për Vodafone Albania.




1








Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas