Fuqia e Internet of Things, teknologjia që po revolucionarizon botën, po mbërrin edhe në Shqipëri. Dhe kur bëhet fjalë për inovacion, Vodafone është gjithnjë në pararojë.
Një sërë produktesh inteligjente, si pjesë e paketës “Vodafone Connected”, të cilat do t’u mundësojnë klientëve të ndjehen të sigurtë, të përkujdesen për të dashurit e tyre edhe atëherë kur nuk gjenden dot pranë, të kenë kontroll mbi shtëpitë e tyre edhe kur nuk janë në shtëpi etj., u prezantuan pasditen e së mërkurës në një event të madh ku ishin të pranishëm personazhe të njohur e të rendësishëm të politikës, biznesit e medias në Shqipëri.