Aktualitet

Vodhën drogën, banda spanjolle merr peng dy shqiptarët, i lidh me zinxhirë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 28/09/20 |
mapo.al

Një bandë trafikantësh spanjollë mori peng dhe lidhi me zinxhirë dy shqiptarë në periferi të Valencias, Spanjë.


Një prej shqiptarëve arriti të shpëtojë nga duart e bandës pas 4 ditësh, dhe ngriti alarmin për fatin e bashkëkombasit të tij.


Banda i akuzonte shqiptarët se kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, që e kishin fshehur dhe rritur në zonën ku ndodhi edhe pengmarrja.



Një prej shqiptarëve theu zinxhirët e arriti që të arratisej, duke kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi policinë.


Shqiptari tregoi më pas tek policia se ai dhe miku i tij ishin mbajtur peng nga banda. Ata ikën në vendin e pengmarrjes, ku gjetën shqiptarin të lidhur në shtyllë me zinxhirë.


Policia konstatoi se në atë zonë kishte kultivim të kanabisit. Dy shqiptarët e liruar nga pengmarrja u morën në pyetje lidhur me raportin që ata kishin me këtë trafiku droge.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas