Aktualitet

Vodhën informacionet e 147 milion qytetarëve, SHBA akuzon 4 hakerat kinezë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:19 - 10/02/20 |
mapo.al

ShBA akuzoi 4 shtetas kinez të dyshuar për sulm kibernetik ndaj kompanisë së statistikave Equifax. Në vitin 2017 u prekën rreth 147 milion qytetarë amerikanë, kur hakerat vodhën informacione të vlefshme si emra dhe adresat e tyre.


Të 4 personat e akuzuar i përkasin Ushtrisë Liberale Kineze. Vetë kompania Equifax deklaroi se sulmi ka ndodhur gjatë muajve maj dhe korrik të vitit 2017 derisa u zbuluan.


Ky incident është regjistruar si një prej më të mëdhenjve në histori. Kjo kompani përmban informacione personale të 820 milion personave dhe të mbi 91 milion bizneseve.





Etiketa: ,

Pas