fbpx

Aktualitet

Vodhën makinën dhe lëviznin me të pa patentë, arrestohen 2 të rinjtë





               Publikuar në : 10:35 - 22/10/19 |
mapo.al

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Vlorës për shkak se kanë vjedhur automjetin tip ‘Fiat’ në pronësi të T.N.


Të arrestuarit janë J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë. Të dy këta persona janë kapur në në kryqëzimin e “Kalit të Trojës” me mjetin e vjedhur dhe pa leje drejtimi përkatës.



Njoftimi i policisë:


Vlorë

Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 3 shtetas, njëri prej tyre në kërkim. Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë. Arrestohen në flagrancë shtetasit J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të shtetasit T.N. Këta shtetas u kapën në kryqëzimin e “Kalit të Trojës” bashkë me mjetin e vjedhur dhe të dy pa leje drejtimi përkatës.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas