Aktualitet

“Vodhën para”/ Zbulohet identiteti i çiftit të plagosur në Allias





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:56 - 19/01/20 |
mapo.al

Mapo.al ka mësuar identitetin e çiftit të plagosur këtë mbrëmje në Allias. Mësohet se bëhet fjalë për Petrit dhe Afërdita Laze.  Çifti mësohet se kanë qenë në banesë në momentin kur persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në vilë për të grabitur. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit duke i plagosur të dy.


Burime për Mapo.al raportojnë se janë vjedhur një sasi e konsiderueshme parash. Çifti Laze, ka dy furra buke, një në Astir dhe një në Allias. Ende nuk bëhet me dije se kush janë autorët e grabitjes por mësohet se policia është vënë në ndjekje të tyre si dhe ka vendosur disa pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e tyre. Çifti i bashkëshortëve mësohet se ka dy fëmijë.



LEXO EDHE: 


Plagosja e çiftit në ‘Allias’/ Autorët me armë dhe maska tentuan t’i grabisin brenda në vilë (FOTO)

Të shtëna me armë zjarri në ‘Allias’, plagosen burrë e grua

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas