Aktualitet

Vodhi 25 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës, burg për oksigjenistin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 18/01/21 |
mapo.al

Gjykata e Kavajës vendosi masën arrest me burg ndaj shtetasit Mensur Shtylla, oksigjenist i spitalit të Kavajës i akuzuar nga prokuroria se vodhi 24 bombola oksigjeni nga depoja e spitalit, duke ja dhënë të afërmve të personave të prekur me “COVID-19”.



Vendimi për punonjësin e spitalit Kavajë, është marrë të hënën nga Gjykata e këtij qyteti, e cila pasi ka shqyrtuar dosjen me materialin hetimor dhe kërkesën e prokurorisë.


Grupi i hetimit pak ditë më parë vendosi ti ndryshojë akuzën Mensur Shtyllës, nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.



Para grupit hetimor, Mensur Shtylla, ka treguar: “Kam rreth 16 muaj që punoj në spitalin e Kavajës me detyrë oksigjenist. Kam marrë bombola nga spitali dhe i kam dhënë banorëve të ndryshëm të Kavajës, për shkak të nevojave që kanë pasur, pasi si qytetar i Kavajës kisha njohje me ta. Unë kam vepruar vetë, kam pasur kopje çelësi dhe nuk kam bashkëpunuar me ndonjë person tjetër dhe nuk kam njoftuar eprorët e mi për këto veprime që kam kryer. Gjithçka e kam bërë për humanizëm”.



Lexo edhe :  Merrte bombolat e oksigjenit, i jepte me qera - Në pranga punonjësi i spitalit Kavajë

Skandali është zbuluar nga drejtoresha e spitalit të Kavajës, të cilës vartësit i kishin rekomanduar blerjen e bombolave të reja të oksigjenit, pasi nuk kishte gjendje në magazinë.


Pas verifikimeve të para, titullarja ka zbuluar se bombolat e oksigjenit nuk ishin përdorur nga spitali dhe më pas kontrolli fizik në magazinë ka konfirmuar mungesën e tyre.

Menjëherë policia ka vënë në vëzhgim oksigjenistin Mensur Shtylla I cili ka rezultuar se i merrte pa leje bombolat e spitalit dhe u dërgonte në banesat e qytetarëve të prekur nga Covidi kundrejt pagesës.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas