Një burrë është rrahur për vdekje në Filadelfia nga një turmë njerëzish pasi u përpoq të vidhte një makinë së bashku me tre fëmijë brenda.
Erik Hood hyri brenda makinës ndërsa nëna e babai i fëmijëve hynë në një dyqan mbrëmjen e së enjtes. Ata ndoqën mjetin me vrap dhe arritën ta kapnin pasi ngeci në trafik.
Hood sulmoi babanë e fëmijëve dhe iku. Por 54-vjeçari u kap nga një turmë e madhe njerëzish që e rrahën për vdekje, tha policia.
Ai u shpall i vdekur në spitalin Temple University.
Policia po përpiqet të identifikojë sulmuesit e viktimës nëpërmjet kamerave të rrugës, po deri tani nuk është bërë asnjë arrestim. Fëmijët në automjet nuk u dëmtuan.