fbpx

Bota

‘Vogëlushi në flluskë’, ja cilat janë imazhet mbresëlënëse që po bëjnë xhiron e botës





               Publikuar në : 13:29 - 14/02/19 |
mapo.al

Imazhet e mëposhtme tregojnë një foshnje të lindur në brendësi të qeses amniotike. Bëhet fjalë për vogëlushin Noe, i cili lindi në spitalin Praia da Costa në qytetin e Vila Velhës  të shtetit brazilian të Espirito Santos.Foshnja e porsalindur është fotografuar fill pas operacionit të realizuar çezarian.


Doktorët shprehen se lindje të këtij lloji ndodhin në çdo 80 mijë ose 100 mijë lindje natyrale dhe nuk e vendosin nënën apo fëmijën në rrezik për jetën. Në këtë pikë, rasti i Noe-s bëhet akoma dhe më shumë interesant. Përgjatë një  operacioni cezarian qesja amniotike ka shumë gjasa që të çahet nga ndonjë kontakt i mundshëm me bisturinë, por kjo e fundit duket se nuk ka arritur dot ta prekë “mburojën” e vogëlushit.



Fotot janë postuar në internet dhe kanë mbledhur mijëra pëlqime dhe komente. Nëna e vogëlushit, Valasco, u shpreh për gazetarët se njerëzit anembanë botës po i ripublikojnë dhe po ua kërkojnë ato. Ndërsa Jana Brasil, e cila njihet për fotografitë e kësaj natyre, është shprehur se asgjë nuk e ka befasuar sesa Noe.


“Vitin e kaluar kam marr dy çmime për fotografi të foshnjeve të lindura brenda qeseve amniotike, por fotografia e Noes më ka befasuar totalisht. Mendova se i kisha përjetuar të gjitha emocionet e mundshme, por në momentin e fotografimit ai bëri një fytyrë dhe njëkohësisht një zhurmë të vogël”, u shpreh ajo për “Daily Mail”.

<
>
9766014-6699921-image-a-5_1550060404585 9766018-0-image-a-3_1550060344697 9766024-0-image-a-1_1550060337148 9766020-0-image-a-2_1550060339686


Etiketa: , , , ,

Pas