Zyrtarja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncon përplasjen mes bizneseve dhe Policisë Bashkiake pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Në një postim në “Facebook”, Vokshi thotë se qytetarët sipërmarrës po trajtohen si kriminelë me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërkohë që kriminelët e vërtetë sipas saj enden të lirë.
“Qindra policë po dhunojnë 7 biznese të ndershme që punësojnë 120 kryefamiljarë. Biznesi i ndershëm, që paguan taksat rregullisht trajtohet si kriminel nga policia, ndërkohë që kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri”,- thotë Albana Vokshi.
Postimi i plotë i Albana Vokshit në “Facebook”:
KUR QYTETARI TRAJTOHET SI #KRIMINEL NGA SHTETI, DHE #KRIMINELI BËN LIGJIN NË RRUGË E QEVERI.
Me urdhër të Ramës dhe Veliajt, qindra policë po dhunojnë 7 biznese te ndershme qe punësojnë 120 kryefamiljarë.
Biznesi i ndershëm që paguan taksat rregullisht trajtohet si #kriminel nga policia, ndërkohë që #kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri.
Ajo çka bizneset kërkojnë është vetëm pak ditë kohë për transferimin e investimit të bërë pa dhimbje e pa dëmtime. Pas #25prillit, çdo dhunues dhe shkelës i të drejtave të qytetarëve shqiptarë do të shkojë para drejtësisë.