Aktualitet

Vokshi: Mjekët të pambrojtur, testet të pamjaftueshme, Qeveria bën show





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:20 - 29/03/20 |
mapo.al

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Albana Vokshi, ka ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e masave mbrojtëse për mjekët në luftën me Covid 19, por edhe numrin e ulët të testeve.


Duke u ndalur te infektimi, i një punonjësi të spitalit të Mirditës, nga COVID -19, Vokshi tha se kjo ka ndodhur pasi nuk ka asnjë masë mbrojtëse për ta.


“Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propaganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shown e Kryeministrit e të ministreve në Rinas. Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës”, tha Vokshi.


Në vijim ajo tha se më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.


“Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit” të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës); për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.  Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës me seriozitet. Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë”, tha Vokshi.


Etiketa:

Pas