Monday, September 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vokshi: Rama mban në garën për kreun e AMA-s kandidatë politikë

by mapo.al
21/06/2020
in Kryesore, Media, Politika, Video
0

Albana Vokshi, ish-deputete e Partisë Demokratike, deklaroi këtë të diel se Edi Rama ka dalë kundër Komisionit të Venecias dhe lirisë së medias. Në një deklaratë nga selia blu, Vokshi tha se Rama mban në garën për kreun e AMA-s kandidatë politikë.

Ajo kujtoi se pavarësia e AMA-s është 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave me BE. “Edi Rama është kërcënimi kryesor që Shqipëria të mos përmbushë kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Rishikimi i paketës ligjore të censurës për median online është 1 nga 15 kushtet që qeveria duhet të plotësojë, por partia në pushtet nuk ka ndërmend të veprojë sipas standardeve europiane.



Edi Rama po çon përpara planin për të shndërruar në institucion thellësisht partiak Autoritetin e Medias Audiovizive dhe Këshillin Mbikëqyrës të Radio Televizionit Shqiptar, duke treguar se plani i tij nuk është media e lirë, por kontrolli i saj, përmes emërimeve politike në këto institucione.

Edi Rama po bën një lojë të dyfishtë dhe të rrezikshme për lirinë e medias. Nga njëra anë bën sikur është i kënaqur nga vendimi i Komisionit të Venecias, që rrëzoi ligjin e tij të censurës, nga ana tjetër vazhdon të mbajë në një garë formale vartësit e tij dhe të Erion Veliajt për kreun e AMA-s.

Në ligjin e cencurës së medias, ky është institucioni që vendos mbylljen e një portali online, nëse përshembull, përmbajtja e një shkrimi denoncon aferat korruptive të qeverisë dhe kryeministrit të dështuar Edi Rama”, tha Vokshi.

Ajo shtoi se komisioni i Venecias foli qartë kundër paketës “Rama” për median, duke theksuar 3 parime:

• Paketa “Rama” rrezikon hapur lirinë e medias dhe të shprehjes
• Paketa nuk duhet të kalojë me ndryshimet e bëra nga qeveria
• Qeveria duhet të mbështesë një mekanizëm vetërregullator me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

“’Fuqitë e reja nuk duhet t’u jepen AMA-s dhe AKEP-it, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, nga bizneset e mëdha të medias dhe nga interesat e korporatave të lidhura me politikën’, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias kundër ligjit të censurës”, citoi Vokshi.

“Çfarë bën Edi Rama që të respektojë këtë vendim të Venecias, i cili është përfshirë si kusht për hapjen e negociatave?

Përgjigja është: Asgjë! Bën të kundërtën e asaj që i kërkohet.

Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit. Maklen Misha, themelues i partisë G99 me Erion Veliajn, shkrues i fjalimeve të Edi Ramës,, është projektuar të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 pseudokandidatët e tjerë, që mbushin garën formale, janë rrogëtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Përveçse shkelin ligjin me përkatësine e tyre të theksuar politike, e përbashkëta tjetër e kandidatëve të qeverisë është se asnjëri nuk përmbush kushtin formal të vjetërisë në punë. Me këto kandidime partiake, Autoriteti i Medias degradon në një gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës. Media online mbetet burim kryesor i informimit të publikut shqiptar, mjeti kryesor i transparencës së aferave korruptive e kriminale të qeverisjes së Edi Ramës.

Prandaj, qëllimi i tij është shuarja e çdo zëri kritik ndaj qeverisjes së dështuar, megjithë koston e rëndë për shqiptarët se kjo sjellje autokrate e kryeministrit na pengon dhe na vonon rrugën e integrimit europian. Bashkë me çdo gazetar dhe çdo media që ka për mision të vërtetën, Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë gjithçka që liria e medias dhe liria e shprehjes të mos komandohen me pultin e Kryeministrit”, përfundoi Vokshi.

Tags: Albana VokshiAMARamaVideo

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Durrës/ Zaptuan në mënyrë të paligjshme plazhin, dy të arrestuar

Durrës/ Zaptuan në mënyrë të paligjshme plazhin, dy të arrestuar

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In