Auto

‘Volkswagen’ kundër ‘Teslas’, ja sa kushton varianti elektrik i ‘Golf’






               Publikuar në : 22:24 - 09/11/18 |
mapo.al

“Volkswagen” do të prodhojë 10 milionë makina elektrike që do të kenë çmim më të përballueshëm se rivalët.


Të gjitha do të jenë të bazuara mbi platformën MEB, e cila përfshin konceptin “I.D”.

Reuters tha se kompania ka në plan ta shesë për rreth 23 mijë euro, dhe të prodhojë 200 mijë në vit.

Koncepti ID, versioni elektronik i “Golf”, u paraqit për herë të parë në mars.

Seria përfshin “I.D Vizzion”, që do të jetë makinë “sedan”, me katër dyer dhe më e madhe se “Golf”; “I.D Crozz”, që do të jetë versioni SUV; dhe I.D Buzz Microbus.

Tesla është duke i shitur makinat e saj momentalisht me nga 40 mijë euro e sipër.

<
>
1-22 3-21 4-18 6-12 7-12 8-10 10-8


Etiketa: , , ,

Pas