Teknologji

Volkswagen përmbyll prodhimin e modelit ”Beetle”






               Publikuar në : 11:35 - 12/07/19 |
mapo.al

“Modeli “Volkswagen Beetle” i ka dhënë lamtumirën fabrikës në Puebla, Meksikë, ku kjo makinë është ndërtuar për gati 40 vjet”, deklaruan burime pranë kompanisë “Volkswagen”, transmeton B.W.


Prodhuesi i makinave gjermane mbajti një ceremoni për të shënuar fundin e linjës për “Beetle”, një makinë që fitoi një vend në kulturën popullore amerikane falë formës së saj unike dhe fansave të përkushtuar ndaj këtij modeli.



“Është e pamundur të imagjinosh se ku do të ishte “Volkswagen” pa “Beetle”, tha Scott Keogh, president dhe shef ekzekutiv i “Volkswagen Group of America”, në një njoftim për shtyp.

”Beetle”, i quajtur “Bug” në SHBA, u importua për herë të parë në tregun e Amerikës së Veriut nga Gjermania në vitin 1949.

Rreth pesë milionë makina u shitën SHBA duke përfaqësuar rreth një të katërtën e 21,5 milionëve të shitura në mbarë botën.

Makina e fundit e prodhuar do të mbetet në muzeun e ”Volkswagen” në Puebla.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas