Auto

Volkswagen prezanton Passatin e ridizajnuar




               Publikuar në : 19:15 - 10/02/19 |
mapo.al

Prodhuesi gjerman ka treguar fotot dhe detajet teknike të Passat-it të “ridizejnuar” për tregun europian.


Pas versionit amerikan të ridizajnuar, edhe Passat-i europian është ristilizuar. Volkswagen ka “rifreskuar” të gjitha versionet e këtij modeli – një sedan, një karavan dhe variantin crossover Alltrack, ku ndryshimet kozmetike janë zakonisht të veçuara.

Projektuesit ridizajnuan mbrojtësit nga para e pas dhe dritat LED ‘matrix’.

Passat-i i ristilizuar do të vazhdojë të ndërtohet në fabrikën Emden në Gjermani, ku ky model është prodhuar që nga viti 1978. Megjithatë, kur brezi i ri i Passat do të shfaqet në vitin 2023, nuk do të jetë më “Made in Germany”, pasi prodhimi do të bartet në Republikën Çeke, në fabrikën e Skoda, në Kvasini.

Volkswagen do të fillojë të marrë porosi për Passat-in e ridizajnuar në maj, së pari në Gjermani dhe dërgesat e para për konsumatorët janë planifikuar për muajin gusht.


Etiketa: , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas