Aktualitet

‘Vollga’ Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për Emiljano Shullazin





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:17 - 03/09/19 |
mapo.al

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për Emiljano Shullazin, në lidhje me Hotel Vollgën në Durrës.  Hetimet janë pushuar edhe për Ylvi Beqjan dhe 3 gjyqtarët.


Sipas Prokurorisë nuk është provuar akuza e pastrimit të parave, në rastin e blerjes së këtij hoteli, prandaj është vendosur që të pushohen hetimet. Prokuroria thotë se as për 3 gjyqtarët nuk janë gjetur prova për shpërdorim detyre, të cilët e regjistruan Hotel Vollgën në emër të “Saudi Brothers”.



Emiljano Shullazi dhe grupi i tij u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “Gjobëvënie” pasi nën kërcënim, i morën një pjesë të aksioneve të Hotel Vollgës, Ilvi Beqjat.


Në këtë rast prokuroria ka pushuar hetimet vetëm për veprën penale të pastrimit të parave. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve.  Në këtë mënyrë Emiljano Shullazi i shpëton një dënimi të dytë nga drejtësi shqiptare.


Etiketa: , , ,

Pas