Aktualitet

Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Qeveria ka bllokuar 23.3 milion € investime në Shkodër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:37 - 13/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin për rikualifikimin urban të bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës.


Ajo ka deklaruar se ky projekt është inicuar dhe ideuar nga Bashkia e Shkodrës.


Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se prej një viti qeveria ka bllokuar 23.3 milion euro investime për turizmin në Shkodër, financime të siguruara nga bashkëpunimi dhe lobimi pranë BE dhe BERZH, projekte tashmë të maturuara dhe të gatshme për zbatim.



Kryebashkiakja kërkon vijohet me procedurat dhe t’i hapet rruga këtyre investimeve, pasi financimet janë siguruar nga BE dhe BERZH.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama publikoi një video në Facebook të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës, që sipas tij është lënë e braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas