Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehet se BE është e qartë në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, dhe se negociatat duhet të fillojnë.
Në një postim në “Twitter”, Von der Leyen shpreh gëzimin për takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, si dhe shkruan se Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e Bashkimit Europian në procesin e rindërtimit dhe luftën pandemike.
Postimi i Ursula von der Leyen në “Twitter”:
Isha e lumtur të takoja Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE-së për rindërtimin pas tërmetit, si dhe për të trajtuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është Bashkimi Europian dhe negociatat duhet të fillojnë.
I was happy to meet with @ediramaal.
Albania can count on the EU’s support to rebuild after the earthquake & tackle the pandemic. I hope to visit Albania soon.
We discussed accession negotiations. Our position is clear: Albania’s future is 🇪🇺 and negotiations should start. pic.twitter.com/eEsCAynrXl
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 2, 2021
Etiketa: BE, celja e negociatave, Edi Rama, Ursula von der Leyen