Aktualitet

Vonesa në dërgimin e vaksinave? Rama: Pfizer ka probleme me shumë vende








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 26/01/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kompania Pfizer që pritet të furnizojë vendin me vaksina anti-Covid po shfaq probleme edhe me shtete të tjera, kësisoj rrezikohet që të mos ketë vaksina në kohën e duhur.



Në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus, kreu i qeverisë la të kuptohej se në dy javët në vijim nuk pritet që Shqipëria të furnizohet me vaksina.


Rama tha megjithatë se po punohet intensivisht me Pfizer që të mos ketë vonesa dhe shtoi se po negociohet edhe me kompani të tjera, siç është AstraZeneca.




“Për ata që e kanë marrë dozën e parë patjetër që dozat janë aty. Ndaj është bërë dhe kalkulimi për të mos humbur. Pfizer ka një problem me shumë vende për shpërndarjen e vaksinimit, ndoshta e keni ndjekur që Italia ka kërcënuar dhe me gjyq.



Lexo edhe :  Itali - Serum në vend të vaksinës anti-Covid, gabimi fatal i një spitali

Ne jemi në kontakt jo një herë, por 7 herë në ditë që ata të respektojnë kontratën. Por ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer por jemi në negociata dhe me AstraZeneca, dhe ndonjë ditë mund të japë ndonjë lajm të mirë.


Ajo që duhet thënë është se Shqipëria nuk është mbrapa askujt në raport me vendet e tjera. Së shpejti shpresoj që mund të japim lajme të mira, për momentin jemi në komunikim me Pfizer dhe shpresojmë që të lëshojë pjesë të dozave të para. Mendoj se në 2 javët e ardhshme të ketë stabilitet dhe qartësi”, – tha Rama.

9


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas