Bota

Vonesa në shpërndarjen e vaksinave, Italia paralajmëron Pfizer dhe AstraZeneca








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 24/01/21 |
mapo.al

Kryeministri italian Giuseppe Conte thotë se një vonesë në furnizimin e vaksinave të koronavirusit nga Pfizer dhe AstraZeneca është “e papranueshme”, duke paralajmëruar padi gjyqësore.



Të dy kompanitë kanë deklaruar se nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vaksinat në BE siç është rënë dakord për shkak të problemeve të prodhimit. Kreu i qeverisë italiane i ka akuzuar ata për shkelje serioze të kontratës.


Një zyrtar i lartë italian i shëndetësisë ka paralajmëruar se vendi do të duhet të rimendojë programin e tij të vaksinimit nëse problemet e furnizimit vazhdojnë.




Vaksina AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, nuk i është dhënë ende miratimi nga BE; megjithatë rregullatori i ilaçeve i bllokut pritet t’i japë dritën jeshile në fund të këtij muaji.



Një zëdhënës i AstraZeneca tha të premten se “vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta nga sa parashikoheshin fillimisht” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Lexo edhe :  Serbia, vendi i parë në Europë që përdor vaksinën kineze kundër Covid-19

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar publikisht se sa e madhe do të jetë mungesa, por një zyrtar i BE i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dërgesat do të ulen në 31 milion – një prerje prej 60% – në tremujorin e parë të këtij viti.

Kompania kishte vendosur të jepte rreth 80 milion doza për 27 vendet anëtare deri në mars, sipas zyrtarit që foli në kushte anonimati për Reuters.

Javën e kaluar, Pfizer njoftoi se ngadalësonte furnizimet në Evropë për të bërë ndryshime prodhimi që do të rrisin kapacitetin. BE ka kërkuar 600 milion doza nga Pfizer.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas